34-vjeçarja shqiptare kanoset nga ish-partneri, denoncon në policinë greke: Më drejtoi armën, më tha do të publikoj fotot intime

Një rast i çuditshëm po hetohet nga Policia e Sigurisë në Kos të Greqisë, pas denoncimit të një 34-vjeçareje shqiptare ndaj ish-partnerit të saj 44-vjeçar, bashkatdhetar i saj, se e ka goditur me armë dhe e ka kërcënuar se do ta publikojë foto nudo të saj dhe tk familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën e kaluar, pasditen e së premtes autori i dyshuar i është afruar me makinën e tij 34-vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën, ndërsa ka kërcënuar edhe verbalisht.

44-vjeçari u arrestua të njëjtën pasdite dhe i dorëzoi vullnetarisht policisë pistoletën si dhe një kuti me fishekë metalikë bashkë me celularin e tij.

Autori i dyshuar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga 34-vjeçarja dhe ka bërë kallëzim ndaj saj për kallëzim të rremë. Mirëpo, ndaj tij është ngritur shkresa për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe pornografi hakmarrëse, me të cilën është dërguar në prokurorin e Protodiki Kos./albeu.com


Shtuar 14.03.2023 15:09