Sot shënohet 33-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur mbështetësit në Pallatin e Kongreseve dhe para tyre do të mbajë një fjalim.
Teksa ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve Basha nuk ka pranuar të komentojë gjatë para medieve përveçse ti falenderojë.
” Faleminderit që keni ardhur”, tha Basha.
Në këtë aktivitet shihet që i është bashkuar edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe Rexhep Uka.