32 viktima dhe 682 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 682 raste të tjera me COVID-19 dhe  32 viktima.

Vendi po ashtu regjistroi 1.031 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në 160.396 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive është 14.394./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 21:12