Akuc Bol, një 31-vjeçare që banon në Londër, tregon se nuk prek deodorantin prej dy vitesh – një vendim i lidhur me ndryshimin radikal që bëri në ushqyerjen e saj.
Të lidhura
None found
Në vitin 2024, pas pjesëmarrjes në një kamp me fokus ushqimin bimor në Shtetet e Bashkuara dhe të motivuar nga kujdesi për kafshët si dhe dëshira për të lënë mënjanë produktet e përpunuara, ajo kaloi në një dietë të bazuar plotësisht në fruta dhe perime.

Rezultati, sipas saj, u ndje edhe në erën e trupit: edhe pas seancave të gjata vallëzimi ku djersitet dendur, ajo nuk vëren më asnjë erë të pakëndshme – gjë që, thotë ajo, e kanë vërtetuar edhe motra dhe shoqëria e saj.
Racionet e saj ditore përbëhen nga smoothie me fruta, sallata voluminoze dhe perime të thara. Edhe tubimet familjare i ka adaptuar stilit të saj të të ngrënit, duke servirur pjata pa asnjë produkt shtazor dhe pa kaluar nga zjarri, raporton Mirror.
Siç ndodh shpesh me zgjedhje të tilla, vendimi i saj ka pësuar trysni në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve kanë dyshuar për çrregullime në të ushqyerit – akuzime që ajo i refuzon kategorikisht.

Ajo deklaron se këtë mënyrë jetese do ta mbajë deri në fund, megjithëse rrëfen se periudhat e para nuk ishin të lehta, sidomos për shkak të ushqimeve të ftohta dhe ndjesisë së vazhdueshme të të ftohtit.







