“31 vjeç”, ngordh qeni më i vjetër në botë, hyri në Librin e Rekordeve Guinness

Bobi festoi 31-vjetorin e lindjes muajin e kaluar.

Në fakt, ai hyri në librin e rekordeve Guinness, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një qen tjetër që jetoi deri në moshën 29-vjeçare.

Bobi jetoi me familjen e tij në Portugali për 21 vjet.

Kujdestari i tij, Leonel Costa, i dha atij një jetë të rehatsh,e.

Bobi i përket racës së pastër Rafeiro do Alentejo (racë portugeze).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bobi (@bobiportugal)

Jetëgjatësia e qenve që i përkasin kësaj race është nga 12 deri në 14 vjet.

Por Bobi theu çdo rekord dhe jetoi më shumë se dy herë më shumë.

Fatkeqësisht, pak muaj para se të thyente një tjetër rekord dhe të mbushte 32 vjeç, Bobi u nda nga jeta, siç njoftoi veterinerja e tij, Karen Becker.

Leonel, kujdestari i Bobit, deklaroi më parë se qeni i tij i dashur u rrit në një mjedis pa stres, kurrë në zinxhir, gjithmonë vraponte i lirë, duke ngrënë vetëm ushqim njerëzor dhe vazhdimisht i rrethuar nga njerëz. Bobi nuk e ka përjetuar kurrë vetminë dhe braktisjen. Gjithçka që ndjeu ishte dashuri nga njerëzit e tij.

Natyrisht, edhe pse qenit më të vjetër në botë i është kushtuar kujdesi dhe trajtimi që meriton, vitet e fundit ai është përballur me disa probleme shëndetësore si vështirësi në ecje dhe dëmtim të shikimit.

Edhe pse nuk ka arritur të jetojë më shumë vite, është e sigurt që ka pasur një jetë të lumtur dhe nuk është privuar nga asgjë.


Shtuar 23.10.2023 15:00