Një alksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në rrugën “Ali Demi” një mjet ka përplasur një vajzë 30 vjeçe e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2021, rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com