“30-vjeçaret quhen plaka”, gjinekologu shokon me deklaratën (VIDEO)

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, në një intervistë për Vizion Plus, ka folur për shtatëzanitë te brezi i ri dhe se kur është sipas tij mosha ideale që vajzat të bëhen nëna.

Mjeku tha se mosha ideale për shtatëzani tek vajzat është nga 19-28 vjeç, ndërsa për moshat nga 30 vjeç e lart, mjeku i cilësoi si “plaka”.

“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë për shtatëzaninë dhe aktivitetin seksual. Mjekët gjinekologë duhet të flasin nëpër shkolla. Ne nuk duhet të bëjmë aborte, janë të dëmshme. Mosha për të linduar është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka. Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lindja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë”, tha mjeku.


Shtuar 11.01.2023 20:15