3 fëmijë të lindur në të njëjtën ditë, Griezmann bëhet sërish baba dhe hyn në rekordin e Guiness

Antoine Griezmann njoftoi sot se është bërë baba për here të tretë dhe bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Alba ku gjithçka shkoi mirë. Deri këtu është diçka normale për një lojtar me emër por lajmi është sensacional dhe sërish tepër i veçantë.

Të tre fëmijët e Antoines dhe Erikas kanë një të përbashkët të veçantë. Të tretë kanë lindur në datën e njëjtë, më 8 prill  duke hyrëpër rekord në Guiness.

Mia (8 prill 2016), Amaro (8 prill 2019) dhe Alba (8 prill 2021).

Dy fëmijët e parë, Mia dhe Amaro kishin lindur më 8 prill ndërsa edhe motra e tyre nuk donte të veçohej si duket dhe erdhi në jetë në të njëjtën ditë por të gjithë tashmë po bëjnë pyetjen, është një koincidencë e madhe që ndodh rrallë here apo një programacion deri nëdetaje nga sulmuesi francez dhe bashkëshortja Erika Choperena?! Vetëm francezi mund të na thotë të vërtetën.


Shtuar 8.04.2021 19:33