Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim P. Xh., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Vjedhja”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit:
– A. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, pasi për motive të dobëta ka sharë dhe ofenduar, shtetasin S. Sh.
– E. R., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com