27-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë, në gjendje të rëndë për jetën

Një 27 vjeçar në Elbasan ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte. Ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 08:28