24 ditë larg zgjedhjeve, Basha: Largimi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për shpopullimin e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, Basha shtron pyetjen: A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?

Sipas Bashës, përgjigja është Jo.

Basha më tej argumentohet se “Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë”.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa zhvilloi takim me një biznes fasonerie në Shkodër tha se të huajt e bëjnë punën më mirë se shqiptarët, duke rekomanduar që të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani.


Shtuar 1.04.2021 09:08