23-vjeçari sirian përfundon në spital, i dëmtuar me sende të forta

Një 23-vjeçar sirian është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është dëmtuar me sende të forta.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa policia njofton se ka nisur puna për zbardhjen  e ngjarjes.

“Paraprake: Me datë 29.09.2021, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetas sirian rreth 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 10:15

Tags: