22 raste të reja nga COVID-19, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar bilancin e COVID-19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 22 raste të reja me COVID-19. Nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 408

Testime totale 1,998,655
Raste pozitive 331,869
Raste të shëruara 328,065
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Vlorë 20
Gjirokastër 15
Durrës 10
Fier 8

Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 3
Korçë 2
Lezhë 1


Shtuar 3.11.2022 17:37