21 policë në hetim, kush janë dy efektivët që u ankua ambasada amerikane?

“ABC” raportoi dje se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë muajit Janar i kërkoi prokurorisë që të hetojë 21 punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe një efektiv të Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale.

Gazetarja Xhensila Kodra e ftuar në studion e “ABC LIVE” dha më shumë detaje lidhur me hetimet e SHÇBA-së.

Por nga e merr informacionin SHÇBA?

Mes kallëzimeve për policët janë edhe dy raste nga ambasada amerikane.

“Te pjesa e kallëzimeve numrin më të madh të ankesave e kanë qytetarët.

Më pas vijnë institucionet, media dhe ambasada amerikane në dy raste për shkelje nga punonjësit e policisë” tha gazetarja.

Për vitin që lamë pas 19 efektivë u shkarkuan dhe arrestuan aksidente rrugore.

30 të tjerë janë referuar për dhunë në familje. 35 për favorizim të drogës dhe kontrabandës, nga 250 që ishin në hetim, mes tyre 60 në nivel drejtues.

Krahasuar me vitet e tjera, 2021 kishte një tjetër ndryshim të trendit. “Dikur ishin policët e rrugores më të kallëzuarit, tashmë janë të rendit” tha gazetarja./abcnews.al


Shtuar 4.02.2022 12:08