20 milion lekë e dy çelësa makinash! Kush është noteri që u grabit në pikë të mëngjesit nga maskat (FOTO LAJM)

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Persona të paidentifikuar ende, të maskuar dhe me armë zjarri ka hyrë në banesën e Thoma Kaçit në orën 08:10 të mëngjeist të sotëm duke I marrë me dhunë 20 milion lekë dhe dy çelësa makinash.

Dyshohet se grabitësit kanë qënë dy, ndërkohë mësohet se ata kanë dhunuar dhe lidhur familjarët e noteërit për të kryer më pas edhe grabitjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/