Sot ministrat kanë zhvilluar mbledhje dhe në një konferencë për media, ata kanë bërë publike vendimet e marra.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi i shpreh se janë bërë disa ndryshime në ligjin e arsimit parauniversitar, ndër to ishte dhe regjistrimi i fëmijëve 5 vjeç në klasë të parë, me kusht të 6 vjeç t’i mbushë deri në datën 31 dhjetor të atij viti.
“Sapo miratuam në Këshillin e ministrave disa shtesa dhe ndryshime në ligjimin për sistemin arsimor parainiversitar. Nisma për të ndërhyrë në këtë ligj eridhi jo vetëm për shkak të objektivit tonë madhor për një sistem arsimor cilësor dhe për të reflektuar strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026, por edhe si një nevojë emergjente për t’i dhënë zgjidhje disa problematikave që janë shfaqur. Për këtë arsye ne vitin e kaluar kemi zhvilluar një proces shumë të gjerë konsultimi me të gjithë aktorët. Disa nga ndryshimet që sjell ky ligj janë; ofron më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe, për t’u ofruar më shumë mundësi. Do të fillojmë me institutin e nxënëseve që nuk dëgjojnë dhe që nuk shikojnë, më pas dhe me 7 shkollat e tjera të arsimit special. Së dyti ligji ofron më shumë siguri për nxënësit, duke mos lejuar që në institucione të mos punësohen më person që kanë precedentë penal, pra që janë dënuar për vepra ndaj të miturve ose ndaj institucioneve arsimore. Edhe kjo çështje ka pasur ndjeshmëri të lartë publike për shkak të rasteve që kanë ndodhur. E treta, regjistimi i nxënësve edhe para se të mbushin moshën 6 vjeç në klasë të parë, me kushtin që deri në datën 31 dhjetor të atij viti të mbushin 6 vjeç. Nuk është e detyrueshme, por kur prindërit e kërkojnë. Në ndryshim tjetër vjen me shkollat e orientuara. Ne do të hapim klasa të mësimit të orientuar dhe në klasa klasike”, tha Ministrja.