20 kg kokainë e marijuanë, njëri nga shqiptarët tenton arratisjen por kapet në hyrjen e pallatit

Dy shqiptarë, 35 e 28 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet policore të qytetit të Padovës. Në automjetin me të cilin po udhëtonin, janë gjetur mbi 20 kg lëndë narkotike, 5 kg e gjysëm kokainë, 5 kg e gjysëm marijuanë e rreth 10 kg hashash.

Ata janë ndaluar pasi ishin spikatur nga një patrullë policie ndërsa po transportonin brenda në makinë një çantë të madhe të dyshimtë. Në momentin e ndalimit nga forcat e rendit, çanta u gjet e boshatisur brenda automjetit, gjë që solli një kontroll më të imët të automjetit.

Në airbag-un e tij u gjet një vend i fshehur që hapej me anë të një magneti e ku ishin fshehur mbi 20 kg lëndë narkotike. Një nga shqiptarët, drejtuesi i automjetit, u përpoq të largohej për t’i shpëtuar arrestimit por u bllokua në hyrjen e një pallati ku po tentohej të fshihej.

 


Shtuar 21.10.2021 09:46