Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve.
Një qytetar e ka pyetur kryeministrin nëse ka blerë ndonjëherë naftë dhe i ka thënë se çmimi është katastrofik.
Rama ndërkohë i thotë se nuk është e vërtetë dhe fillon të flasë për çmimin e energjisë elektrike.
“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.
Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë dhe Rama ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.
“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet kryeministri./albeu.com/