LIVE/ 2 ditë nga zgjedhjet, Rama rikthehet më fund në Kryeministri

Ndërkohë ku kanë mbetur vetëm 2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kryeministri.

Në ditën e fundit të fushatës ai ka zgjedhur që ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Art” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera ta kryejë në ambinetet e kryeministrisë.

Në ditët, javët, muajt e mëparshëm, kemi parë Ramën në qytete dhe vende të ndryshme të Shqipërisë, mirëpo dita e fundit e fushatës zgjedhore e riktheu në ambientet e kryeministrisë.

Ditën e dielë Shqipëria mban zgjedhjet ku kryeministri Rama ka deklaruar se do fitojë bindshëm me 74-78 mandate nga shqiptarët. /albeu.com/

 


Shtuar 23.04.2021 11:19