19-vjeçari në shpejtësi e përplasi mes rrugës, 30 -vjeçarja e plagosur është shtatzënë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Kinostudios ku është plagosur një kalimtare, 30-vjeçare.

Mësohet se e plagosura, identiteti i saj ende nuk dihet është në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Këmbësorja 30vjeçare është shtatzënë, ndërkohë dyshohet se aksidenti i frikshëm i ka dëmtuar asaj njërën këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/\

 

 

Shtuar 10.06.2021 07:06