Jo vetëm babain, Ana ka bërë për vete edhe djalin e Arsimit (VIDEO)

Ana dhe Arsimi janë çift e kjo nuk ka më dyshim pas fotove e videove ku dy ish-konkurrentët e “Përputhen” janë kapur mat. Madje tani duket se kanë vendosur të mos fshihen më nga sytë e publikut dhe Arsimi e ka pranuar hapur që i mungon Ana.

Së fundmi ish-konkurrenti udhëtoi për në Zvicër për të takuar djalin dhe vogëlushi i ka dërguar një videomesazh partneres së babit.

“Të dua shumë”, dëgjohet të thotë Lion, video të cilën e ka ndarë edhe Ana.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”, shkruan ajo.


Shtuar 6.04.2021 10:04