187 vite burg për grupin e “bosin e lëndëve narkotike”, Prokuroria kërkon 20 vite heqje lirie për Elvis Demçen dhe Ermal Arapajn

Prokuroria gjatë procesit që është ndjekur me procedurë të shkurtuar ka vendosur 187 vite burg për organizatën krimianle të bossit të mafias Elvis Demçe, i cili konsiderohet si “Zoti i drogës” në Itali do të gjykohet për vrasje, grup kriminal, zhvatje, kanosje të personave dhe trafikut të drogës.

Nga kërkesa për 187 vite burg, dënimin më të madh duket se do ta marrë Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj do të marrin dënimin më të lartë, 20 vite heqje lirie.

Demçe, 37 vjeç, tashmë i arrestuar, siç rezultoi nga disa përgjime se kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po e hetonte.

“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për shpërndarje droge, por një “kompani” e konsoliduar që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj,”- argumentuan prokurorët në sallën e gjyqit. Por tani e gjitha është në dorë të gjyqtarit të çështjes, i cili do të vendosë mbi fatin e shqiptarëve me një të rënë të çekanit./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 19:16