18 viktima dhe 7 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar vetëm 7 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 1418 teste të bëra. Të gjitha rastet e reja, raportohet se janë vetëm në Shkup.

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se janë shëruar 71 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë informoi gjithashtu se 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi.

Viktimat janë 7 nga Shkupi, 3 nga Tetova dhe Gostivari, 2 nga Prilepi dhe nga 1 viktimë nga Vinica, Makedonski Kamenica dhe Dibra.

Numri i përgjithshëm i diasnogtifikuarve me Covid-19 deri tani ka arritur deri në 155.067, ndërsa janë shëruar 146.940 pacientë dhe 5329 viktima. Numri i rasteve aktive është 2789 raste.

Shtuar 24.05.2021 15:12