18 vdekje dhe 111 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 111 raste të reja me Covid-19 dhe 18 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i madh i rasteve pozitive janë regjistruar në Shkup 83 nga 111.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 165 pacientë të shëruar.

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 6957./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 15:34