18 baza të armatosura, Artan Hoxha: U tmerrova, si u goditën natën vrasësit me pagesë (VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC zbuloi detaje të reja në lidhje me hetimet që zbuluan 18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

Hoxha tha se goditja është bërë natën njëkohësisht në të gjitha bazat për të mos u dhënë mundësinë kriminelëve që ishin në vëzhgim që të largoheshin. Gazetari Hoxha tregoi më pas si u zbuluan bazat dhe se grupet kriminale rekrutonin profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për modifikimin e armëve.

Policia e Tiranës ka kryer një aksion shumë të suksesshëm dhe gjej rastin ta përgëzoj, gjatë muajve të fundit ka pasur disa aksione të suksesshme. Ndërhyrja është kryer gjatë natës nga forcat operacionale mbështetur nga RENEA, sepse do të goditeshin shumë baza njëherësh, që personat që ishin nën vëzhgim të mos largoheshin.

Nga armët e modifikuara deri te snajperët e vitit të fundit dhe kundërtank, tregon sa armatim të madh ka krimi i organizuar. Gjithë ky arsenal i është hequr nga dora krimit të organizuar. Unë jam tmerruar nga pamjet, armët jo vetëm ishin shumë por të sofistikuara. Ato janë në dorën e krimit, që është armatosur deri “në dhëmbë”. /abcnews.al


Shtuar 1.04.2021 20:26