16-vjeçarja largohet me dëshirë nga shtëpia, policia e shpall në kërkim

Ditën e djeshme një 16-vjeçare është deklaruar e zhdukur në Fier. Nga verifikimet e kryera rezulton se adoleshentja është larguar me dëshirë, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit:

Fier

Në datë 07.01.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. Nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 15:45