15 vdekje dhe 185 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 185 raste të reja dhe 15 viktima me COVID-19.

Gjithashtu, Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 523 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 11.878 raste aktive./albeu.com


Shtuar 4.10.2021 18:32