“15 mijë të vdekur për 5760 minuta futboll”, tifozët e Bayern Munich kundër Kupës së Botës

Bayern Munich ka luajtur me Herthën në Berlin dhe tifozët bavarezë protestuan për puntorët e vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.

Tifozët e Bayern Munich janë shprehur kundër Kupës së Botës që nis pas pak ditësh në Katar. Skuadra e tyre luajti me Herthën në Berlin dhe para ndeshjes ata vendosën një pankartë në tribunë për të protestuar ndaj punëtorëve të vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.

“15 mijë të vdekur për 5760 minuta futbolli. Turp të keni!”, ishte pankarta e madhe që bavarezët ngritën në tribunë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2022 18:31