Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 88 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 423 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 195.132 raste, prej të cilëve 181.619 janë shëruar, kurse 6.658 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 6658 raste aktive./albeu.com