Greqi– Rreth një muaj më parë, një studente 13-vjeçare në një rajon të Atikës perëndimore përjetoi momente makthi kur denoncoi tre të mitur për akte të turpshme ndaj saj.
Sipas informacioneve, studentja dyshohet se është takuar me tre të mitur, 14, 15 dhe 17 vjeç, në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Atikës perëndimore.
Aty të miturit e kanë detyruar të kryejë veprime të turpshme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se e ka filmuar dhe më pas e ka shpërndarë materialin duke ia dërguar personave të njohur të 13-vjeçares.
Nxënësja ka denoncuar ngjarjen pranë autoriteteve, dhe ndaj autorëve të mitur është ngritur një dosje për “përdhunim në bashkëpunim dhe pornografi ndaj të miturve.”/Albeu.com