110-vjetori i Pavarësisë, Fiona Rushiti dhuron spektakël në qiell të hapur, mes Shqipërisë etnike dhe flakëve (VIDEO)

Sot, Shqipëria feston 110-vjetorin e Pavarësisë. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, akrobatja Fiona Rushiti ka realizuar një performancë të jashtëzakonshme te sheshi Nënë Tereza në Tiranë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Ajo është ngjitur në qiell, duke performuar në mes të hartës së Shqipërisë etnike dhe flakëve.

Në një intervistë për albeu.com, Fiona u shpreh se projekti ka marrë 5 muaj për ta realizuar dhe e gjithë periudha është shoqëruar me punë me orë të stërzgjatura.

“ Në video shfaqet harta e Shqipërisë dhe krahu i shqiponjës që nënkupton Shqipërinë etnike. Janë dashur 5 muaj për realizimin e projektit skicën e kam ndërtuar vetë, kurse punën për realizimin e saj e ka bërë miku im i ngushtë Bardhi Bicaj. Kemi punuar deri në 2-3 të mëngjesit, pasi struktura është 6 metra e gjatë”.

Ndonëse rezultati për realizimin e këtij projekti ishte fantastik, Fiona rrëfen se ka përjetuar një periudhë shumë stresuese.

“Unë kam qenë shumë në stres, sepse mendoja se nuk do të kishim mundësi ta realizonim në kohë”.

Ajo tregon se perfomancën e kanë bërë me maska në fytyrë, si kundërpërgjigje për zyrtarët britanikë të cilët i kanë cilësuar shqiptarët kriminelë e terroristë.

“Zjarri nënkupton që asgjë nuk i djeg shqiptarët dhe janë të forte si zjarri , dhe harta që nënkupton që bashkimin e trevave shqiptare.”

Për t’ju dhuruar shqiptarëve këtë spektakël, ajo ka sakrifikuar dhe shëndetin e saj, duke performuar jo vetëm në lartësi, por mes erës së benzinës dhe flakës si dhe solucioneve të tjera, të cilat vetë ajo i përshkruan si mbytëse.

“Tymi i flakës dhe era e benzinës dhe solucioneve qe përdorëm të mbysnin. Ama, është diçka e bukur dhe një sfidë e re për mua të jem në mes të flakëve. Mendoj se përmes artit mund të jepen mesazhe më të forta, sepse duke qenë të bashkuar askush nuk mund të na ndajë.”

Fiona është një akrobate që ka sfiduar gjithmonë veten duke performuar në lartësi dhe gjithmonë e përkushtuar që projektet e saj t’i dedikohen Shqipërisë së bashkuar dhe shqiptarëve kudo të janë./albeu.com