11 policë përdorues droge, dalin analizat për efektivët e 6 komisariateve në Tiranë

Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testimit të efektivëve të policisë në gjashtë komisariate në kryeqytet.

11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës. Rezultatet kanë dalë pas analizave në laborator. Një pjesë e efektivëve kanë kundërshtuar të dhënat duke i konsideruar si të gabuara.

Sipas të dhënave mësohet se 2 prej policiëve janë pjesë e komisariatit dy në tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë./albeu.com/