Manaj “zhbllokohet” në barazimin e Spezias ndaj Sassuolos, përmbysje e çmendur në Venezia-Verona (VIDEO)

eria A zhvilloi edhe dy sfida të tjera të javës së 16-të të saj ku Verona ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3 kundër Venezias në një sfidë që rezultoi e luftuar deri në minutat e fundit.

Veronezët arritën të përmbysnin rezultatin e 3 golave që skuadra Venezias shënoi në pjesën e parë. Që në minutën e 12 shënoi me anë të Ceçaroni, 19’ Crnigoj dhe 28’ Henry, dhe krijuan iluzionin se ndeshja u mbyll që në pjesën e parë, por një autogol në fillimin e pjesës së dytë ndryshoi fatin e kësaj ndeshje.

Autori i golit të tretë Henry, ngatërroi portë në minutën e 52 duke dërguar topin në portën e tij dhe duke i dhënë shpresa skuadrës mike, që gjeti forcat dhe arriti të shënonte edhe 3 herë të tjera me anë të Caprari 65, Simeone 67’ dhe 85’.

Me këtë fitore skuadra e veronës arrin në kuotën e 23 pikëve duke u pozicionuar ne vendin e 9-të, ndërsa Venezia ngelet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 16-të të tabelës së klasifikimit.

Sfida tjetër mes Spezias së Rey Manajt dhe Sassuolës u mbyll me shifrat 2-2, skuadrat që ndajnë kështu nga 1 pikë.

Skuadra e Spezias arriti të kalonte në avantazh me anë të sulmuesit shqiptar Rey Manaj në minutën e 35, i cili shënoi edhe golin e parë në Seria A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Manajt, ndërsa edhe pjesa e dytë do shikonte Spezian të shënonte edhe golin e dytë me anë të Gyasi në minutën e 48.

Sassuolo nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte dy herë për të marrë kështu një pikë në një  transfertë të vështirë. Golat u shënuan në minutën e 66 dhe 79 nga Raspadori.

Pas këtij barazimi Spezia ka 12 pikë e renditur në vendin e 17-të ndërsa Sassuolo e pozicionuar e 12-ta  me 20 pikë.

 


Shtuar 5.12.2021 17:19