Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi me rastin. e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë, homologut turk Recep Tayyip Erdogan.
“ Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Presidenti Begaj në këtë telegram.
Presidenti shprehet besimplotë mbi të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve të cilët gjithashtu shënojnë sivjet 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike – shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs.
Celebrating 100th anniversary of the foundation of the Republic of Türkiye and a century of Albanian-Turkish diplomatic ties.
Warmest congratulations to @RTErdogan and the Turkish people.
Here’s to our strong friendship, strategic partnership, and a bright future ahead.
????
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 29, 2023