Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 42-vjeҫar u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e përndjekjes ndaj ish-të dashures së tij.
Shtetasi me iniciale Gj.P, sipas policisë, ka goditur me makinë automjetin e ish-partneres.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Durrës
-ndaloi shtetasin Gj. P., 42-vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte.