Categories: kosovë

ZKA evidenton mangësi në menaxhimin e kontratave dhe tejkalime shpenzimesh në Ministrinë e Drejtësisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë publik raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2025. Në raport është dhënë opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare, por njëkohësisht janë nxjerrë në pah një varg dobësish dhe mangësish në administrimin e projekteve, kontratave dhe regjistrimeve financiare.

Sipas të gjeturave të auditimit, projekti “Renovimi i Kulmit të Institutit të Mjekësisë Ligjore”, në vlerë 814,229 euro, nuk ishte mbyllur brenda afateve të përcaktuara me kontratë. Po ashtu, është konstatuar se në tri pozicione të veçanta të këtij projekti, disa punime ishin kryer mbi sasitë e parapara, duke shkaktuar tejkalime financiare në shumën 31,748 euro.

Të lidhura

None found

Raporti ndalet edhe te një procedurë e negociuar pa publikim për furnizime higjienike, me vlerë 119,497 euro. Ndonëse kjo procedurë ishte arsyetuar me nevoja emergjente, furnizimi nuk ishte kryer brenda afatit kontraktual prej tri ditësh, por kishte pasur vonesa deri në 15 ditë. Për më tepër, nuk ishin zbatuar masat ndëshkuese të parashikuara në kontratë.

Në raport evidentohen edhe pasaktësi në paraqitjen e detyrimeve kontingjente. Dy raste të përfunduara, me vlerë të përgjithshme 29,421 euro, vazhdonin të figuronin në evidenca. Ndërkohë, në raste të tjera, detyrimet ishin regjistruar gabimisht, çka kishte sjellë një mbivlerësim prej 373,766 eurosh dhe një nënvlerësim prej 56,000 eurosh. Sipas auditorëve, këto pasaktësi ndikojnë drejtpërdrejt në saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit financiar të paraqitur nga ministria.

Një tjetër çështje e ngritur nga auditimi lidhet me moszbatimin e kushteve kontraktuale. Në tri raste, Ministria e Drejtësisë nuk kishte vendosur penalitete ndaj operatorëve ekonomikë, edhe pse kishte pasur vonesa në realizimin e furnizimeve dhe punimeve. Sipas vlerësimit të auditimit, kjo shton rrezikun që kontraktorët të mos i respektojnë afatet dhe dobëson menaxhimin efektiv të kontratave publike.

Auditimi ka konstatuar gjithashtu se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk e kishte përmbyllur procesin e klasifikimit dhe grupimit të pozitave të punës, ndonëse afati ligjor kishte kaluar prej kohësh. Për pasojë, gjatë vitit 2025, dhjetë pozita udhëheqëse vazhdonin të mbaheshin me ushtrues detyre.

Sa i përket menaxhimit të pasurisë, ZKA ka gjetur se regjistri i pasurive kapitale ishte nënvlerësuar për 35,137 euro. Kjo kishte ndodhur pasi dy investime kapitale nuk ishin regjistruar në sistemin përkatës gjatë vitit raportues.

Raporti thekson se gjatë vitit 2025, Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar rreth 82 për qind të buxhetit final prej mbi 54 milionë eurosh. Në përfundim, auditorët kanë dhënë gjashtë rekomandime për të përmirësuar kontrollin e brendshëm, menaxhimin e kontratave, evidencat financiare dhe administrimin e pasurive publike.

të fundit

Club Brugge investon 200 milionë euro për stadiumin e ri modern me ekran gjigant mbi fushë

Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…

2 minutes ago

Juventusi synon ta sjellë në janar mbrojtësin e Manchester Cityt, Ait-Nouri

Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…

2 minutes ago

Raporti i auditimit zbulon mangësi miliona euro në pasuritë dhe stoqet e Trepçës

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

8 minutes ago

Mickoski: Do të angazhohemi për të gjetur zgjidhje dhe për të mbrojtur punonjësit e kreditorët e Alta Bankës

"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…

11 minutes ago

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…

15 minutes ago

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

16 minutes ago