Categories: sport

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani e mbylli me shifra të spikatura sezonin në Ligën e Parë të Kinës dhe u rendit ndër futbollistët më të dalluar të kampionatit.

Me fanellën e Shaanxi Unionit, sulmuesi kosovar shënoi 15 gola dhe dha shtatë asistime në 28 ndeshje. Me 22 kontribute në gola, ai ishte lojtari më produktiv i kampionatit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, paraqitjet e tij nuk mjaftuan që Shaanxi Union të siguronte ngjitjen në elitë. Ekipi e përfundoi sezonin në vendin e tretë me 51 pikë, gjashtë më pak se Nantong Zhiyun, që u rendit i dyti dhe siguroi promovimin e drejtpërdrejtë.

Kështu, skuadra nuk e arriti objektivin e promovimit, ndonëse Selmani ishte figura kryesore e saj dhe ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.

Statistikat e këtij sezoni tregojnë vazhdimësinë e sulmuesit në futbollin kinez. Në vitin 2025, gjatë 13 paraqitjeve për Shaanxi Unionin, ai kishte shënuar pesë gola dhe kishte dhënë katër asistime.

Në dy sezonet e tij në kampionatin kinez, Selmani ka grumbulluar gjithsej 20 gola dhe 11 asistime, duke u bërë një prej futbollistëve kyç të skuadrës.

Para transferimit në Kinë në korrik të vitit 2025, ai luajti për disa klube evropiane, mes tyre Hammarby, Varbergs, Hapoel Be’er Sheva, Midtjylland, IFK Göteborg dhe Dinamo Bukuresht.

Selmani ka përfaqësuar edhe Kosovën, me pesë ndeshje dhe një gol. Rrjetën e vetme me fanellën dardane e gjeti në fitoren 5-0 kundër Burkina Fasos, në mars të vitit 2022.

Pavarësisht se Shaanxi Union nuk arriti promovimin, sulmuesi e përfundon sezonin me statistika mbresëlënëse. Ende nuk dihet nëse ai do të vijojë karrierën në Kinë apo do t’i krijohet një mundësi e re.

Selmani mbetet në vëmendjen e Kosovës, por konkurrenca nga futbollistë si Vedat Muriqi (Fenerbahce), Fisnik Asllani (Hoffenheim) dhe Albion Rrahmani (Venezia), të cilët aktivizohen në kampionate shumë më të forta, ka bërë që 29-vjeçari të mos marrë ftesë.

të fundit

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

2 minutes ago

Qeveria Kurti me 62 vota, Mehmeti beson se mandati mund të përfundojë ndërsa Qaka parashikon rrëzim brenda dy vitesh

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

5 minutes ago

Audit of Hidrodrini finds asset discrepancies exceeding €1 million, calls for prosecutorial investigation

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…

5 minutes ago

Osmani: Kosovo to participate in COP31 again, this time in Turkey

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi,…

5 minutes ago

Judicial Council proposes that the President reappoint 15 judges to permanent positions

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

6 minutes ago

The king of the Netherlands expresses readiness to expand cooperation with Kosovo

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin…

6 minutes ago