Zjarri në hotelin e Vlorës plagos gjashtë pushues, dy prej tyre me djegie të rënda

Një zjarr i regjistruar rreth orës 04:05 në ambientet e hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, ka shkaktuar lëndimin e gjashtë pushuesve. Pesë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa i gjashti është nga Rrësheni.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka qenë aksidentale. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet e tjera hetimore dyshohet se zjarri nisi pas djegies së prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit të hotelit, në pronësi të shtetases M. A.

Pesë të dëmtuar janë dërguar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Një tjetër shtetas po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Flakët kanë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në hotel.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.08.2026 09:35

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal