Zemaj: VV-ja po luan me zgjedhjen e nënkryetarëve, LDK-ja nuk pranon procese me shkelje

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet pa u përfunduar zgjedhja e nënkryetarëve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve të VV-së lidhur me votimin e nënkryetarëve të LDK-së dhe PDK-së përbën një lojë politike.

Zemaj, para fillimit të seancës së sotme, theksoi se LDK-ja nuk do të përfshihet në procese ku evidentohen shkelje.

“Këto lojëra politike po e dëmtojnë shtetin e Kosovës. VV-ja i ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimet, duke bërë kalkulime mbi votat dhe interesat e saj të ngushta. Nuk po vepron për forcimin e institucioneve, por për përfitimet e veta, dhe kjo është dëmi më i madh që po i shkaktohet vendit. Ne duhet të kemi një Kuvend kushtetues, që do të thotë se pa zgjedhjen e nënkryetarëve nuk mund të ketë konstituim të Kuvendit. E pamë se si e ndryshuan praktikën për zgjedhjen e tyre. Kjo është e gjithë loja që po zhvillohet. Nuk mund të anashkalohet as zgjedhja e të dytit dhe as e të tretit për të kaluar te i katërti ose i pesti. Ne nuk do të hyjmë në asnjë variant ku ka shkelje”, ka thënë Zemaj.


Shtuar 13.09.2026 10:41

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis