Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas kundërshtimit të kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Ai është njëri nga gjashtë deputetët e kësaj partie që kanë dalë kundër këtij propozimi.
None found
Në mesazhin e tij, Zemaj është ndalur te identiteti dhe trashëgimia e LDK-së, duke theksuar se anëtarët e saj dhe rugovistët nuk duhet të ndikohen nga zhvillimet apo interesat e përkohshme politike.
“Mirëmëngjesi, Kosovë! Sot e përgjithmonë, LDK!”, ka shkruar ai.
Zemaj ka bërë të ditur se, edhe pas zhvillimeve të fundit, bindja e tij ndaj vlerave të LDK-së nuk ka ndryshuar.
“Kam pritur, kam përcjellë, kam pritur përsëri. Por një gjë nuk ka ndryshuar: LDK-istët e Rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre”, ka deklaruar deputeti.
Ai ka nënvizuar se këto themele nuk mund të lëkunden nga interesat politike të ditës.
“Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit”, ka shkruar Zemaj.
Duke iu referuar së kaluarës së partisë, deputeti ka përmendur themelimin e LDK-së dhe angazhimin e saj politik për Kosovën.
“Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë”, ka thënë ai.
Mesazhin e tij Zemaj e ka përmbyllur me theksin se LDK-ja nuk i përket një personi ose një grupi të caktuar.
“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, ka shkruar ai.
Reagimi u bë publik pasi Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri kundërshtuan mbështetjen e LDK-së për Bekim Sejdiun si kandidat për president.
Kundërshtimi i gjashtë deputetëve ka vështirësuar marrëveshjen politike mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, pasi votat e tyre mund të përcaktojnë nëse Kuvendi do ta sigurojë shumicën e nevojshme.
Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në ruajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat…
Klodiana Spahiu, është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha…
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen. Vendimi i…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka frikë nga hetimi për kredinë hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.I pyetur në…
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një muzikant i njohur, gruaja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare…