Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së, deklaroi se nuk shqetësohet nga hetimi që lidhet me kredinë hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
None found
Gjatë promovimit të automjeteve komunale, Mickoski u pyet për hetimet në Hungari mbi dyshimet për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim në bankën shtetërore “Eximbank”, ku përfshihet edhe kredia prej një miliard eurosh e destinuar për Maqedoninë. Ai e cilësoi këtë si çështje të brendshme hungareze dhe shprehu shpresën që institucionet e atjeshme të japin një deklaratë për kredinë.
“Absolutisht nuk kam frikë sepse e gjithë kjo është pjesë e partneritetit tonë strategjik dhe është konfirmuar nga të dy parlamentet dhe qeveritë. Fondet janë shpenzuar në mënyrë transparente. Mirënjohja ime për Hungarinë si partneri ynë strategjik, sepse në një kohë kur po përpiqeshim ta nxirrnim vendin nga falimentimi për shkak të borxheve të qeverisë bandite të LSDM-së dhe BDI-së, ata ishin të parët që na erdhën në ndihmë”, tha Mickoski.
Sipas raportimit të “Reuters”, hetimi u bë i ditur të martën, më 1 shtator. Ai përqendrohet në katër raste të referuara nga Ministria hungareze e Ekonomisë dhe Energjisë, pasi një kontroll i brendshëm zbuloi parregullsi që datojnë nga koha e administratës së mëparshme.
Për nevojat e hetimit, më 31 gusht hetuesit sekuestruan mijëra faqe me dokumente të ministrisë së brendshme. Materialet, të grumbulluara gjatë shqyrtimit të kryer nga vetë ministria, pritet të sjellin dëshmi të mëtejshme për krimet e raportuara.
Një stuhi e fuqishme goditi mbrëmjen e së mërkurës Selanikun, duke përmbytur rrugë dhe duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin…
Analisti Krenar Shala ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë refuzuar ta mbështesin zgjidhjen…
Armando BrojaLargimet e Zian Flemming, Loum Tchaouna dhe Jaidon Anthony ka bërë që skuadra e Burnley të mbetet vetëm me…
Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në ruajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat…
Klodiana Spahiu, është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha…
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen. Vendimi i…