Categories: sport

Arsene Wenger falënderon FFK-në pas hapjes së “FIFA Talent Academy Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Arsene Wenger, Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA.

Të lidhura

None found

Inaugurimi zyrtar i “FIFA Talent Academy Kosova” shënon një etapë të re në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Akademia është krijuar përmes bashkëpunimit mes FFK-së dhe FIFA-s, me synimin që talenteve të rinj t’u ofrohen mundësi më të mëdha për zbulim, zhvillim dhe përparim.

Aktiviteti i zhvilluar me rastin e inaugurimit në Prishtinë bëri bashkë zyrtarë të FIFA-s, drejtues të FFK-së, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, trajnerë, prindër, futbollistë e futbolliste të reja, si dhe personalitete të njohura të futbollit kosovar, përfshirë figura të gjeneratës së artë.

Pas ceremonisë, Arsene Wenger i përcolli FFK-së një letër ku shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën e bërë në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”.

Letra e plotë

FIFA Talent Academy Kosova: Mirënjohje për përpjekjet dhe bashkëpunimin tuaj të jashtëzakonshëm

I nderuar President,

Në emër të FIFA-s, dëshiroj t’ju përcjell falënderimet tona më të sinqerta juve dhe të gjithë anëtarëve të federatës suaj për përkushtimin shembullor dhe bashkëpunimin gjatë përgatitjeve për themelimin e FIFA Talent Academy Kosova.

Roli dhe angazhimi juaj i vazhdueshëm kanë qenë vendimtarë për përparimin e kësaj nisme. Ngjarja historike e organizuar në Prishtinë dëshmoi profesionalizmin tuaj, standardin e lartë organizativ dhe pasionin për zhvillimin e futbollit. Ky aktivitet nuk shërbeu vetëm për të kremtuar një arritje të rëndësishme, por u shndërrua edhe në një burim frymëzimi për të gjithë të përfshirët.

FIFA e çmon veçanërisht mbështetjen dhe burimet që keni vënë në dispozicion përgjatë këtij procesi. Kjo përfshin përshtatjen me standardet e FIFA-s dhe paraqitjen e vizionit tuaj gjatë eventit. Përpjekje të tilla dëshmojnë rëndësinë e Kosovës në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të futbollit, ndërsa njëkohësisht krijojnë një model për vendet e tjera.

Me kënaqësi presim ta zgjerojmë edhe më shumë partneritetin tonë, teksa hyjmë së bashku në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Përmes bashkëpunimit, mund të vazhdojmë të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë.

Ju falënderojmë edhe një herë për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, me të cilin po i jepni çdo talenti në Kosovë një mundësi.

Me respekt,

Arsene Wenger

Shef i Zhvillimit Global të Futbollit

të fundit

Student revolt: Tensions at the Ministry of Education, one protester detained

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

3 seconds ago

Protesters march toward Ministry of Education: Government of crime, resign, your time is up!

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

21 seconds ago

Court orders house arrest for Meghan Markle’s father, accused of possessing child sexual abuse material

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

38 seconds ago

Tensions at Democratic Party protest as demonstrators remove suspected infiltrator

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…

53 seconds ago

More than 25,000 Albanians have had their addresses deactivated in the Valley, Refki Hasani appeals to Albanian MPs

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…

1 minute ago

Erona Cakoli’s brother calls for justice at Pristina protest: Family opposes 24-year prison sentence

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…

1 minute ago