Categories: kosovë

Pakënaqësi brenda LDK-së pas marrëveshjes me LVV-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidimin e Bekim Sejdiut në postin e presidentit nuk është mirëpritur në mënyrë unanime brenda LDK-së.

Të lidhura

None found

Burime të medias bëjnë të ditur se brenda partisë ka shqetësime për mënyrën e arritjes së këtij dakordimi. Sipas tyre, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i ka konsultuar paraprakisht strukturat partiake për kandidaturën e Sejdiut.

Pas takimit të Abdixhikut me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, u bë publike marrëveshja për kandidaturën e Sejdiut.

Sejdiu e ka konfirmuar pranimin e kandidaturës, duke deklaruar se është vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ndërkohë, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do ta mbështesë marrëveshjen, duke nënvizuar se interesi shtetëror duhet të prevalojë mbi atë partiak.

Kryesia e LDK-së pritet të mblidhet të martën, ndërsa pas këtij takimi parashihet edhe një takim me Grupin Parlamentar.

Media ka kërkuar një qëndrim nga deputetë dhe zyrtarë të LDK-së, mes tyre Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Imri Ahmeti, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Përveç dakordimit politik mes dy partive, mbetet e hapur çështja e sigurimit të numrit të nevojshëm të votave në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

të fundit

SHGM: Vonesa nuk duhet të zërë vendin e drejtësisë për sulmet ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër…

10 minutes ago

Tahiri kërkon debat në Kuvend për energjinë, ngre shqetësime për çmimet dhe furnizimin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen…

10 minutes ago

Alejandro Balde kërkon largimin në janar, vë në vështirësi Hansi Flickun

Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se…

14 minutes ago

21st day of protests: Students enter University of the Arts and call for a boycott, then head to the Faculty of Law

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

31 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli, an emotional Namik Dokle says: We have lost a good man

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…

31 minutes ago

Bank robbery in Tirana: Masked suspect flees on a scooter

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…

31 minutes ago