Presidentja, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUINT-it. Tema e këtij takimi është çështja e dialogut me Serbinë dhe tensionet e krijuara për shkak të vendimin nga BQK-ja për dinarin serb.
Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. Ky vendim ka rritur shqetësimet serbëve lokalë, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje.
Ky vendim i BQK-së shkaktoi reagime edhe nga ndërkombëtarët duke e gjykuar vednimin si shumë të shpejtë dhe të padrejtë.