Fabrika Vita ka dalë me një reagim pas deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, për mostrat e produkteve të qumështit.
None found
Sipas kompanisë, gjatë konferencës së sotme për media, Muja foli për disa çështje, të dhënat e të cilave mund të gjenden lehtësisht në Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe AUVK. Vita pretendon se ministri vetëm i përmblodhi këto informacione, pa bërë të ditur ndonjë gjë të re.
Në reagim theksohet se, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, ministri nuk publikoi rezultatet e analizave të mostrave, të cilat kompania priste të bëheshin publike sot.
Vita shprehet e bindur se të gjitha produktet e saj janë të etiketuara në përputhje me dispozitat ligjore. Kompania kërkon që Ministria dhe AUVK t’i bëjnë publike rezultatet e analizave, duke thënë se ato nuk i janë dërguar prej 33 ditësh dhe se tashmë institucionet ndodhen në shkelje ligjore.
“Ne ftojmë Ministrinë dhe AUVK, që menjëherë t’i publikojnë rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.
Lidhur me pretendimet e tjera, të cilat Vita i cilëson shpifëse, për furnizimin me ujë dhe numrin e punëtorëve, kompania e ka ftuar ministrin që fillimisht të konsultohet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas saj, fabrika posedon Leje Ujore dhe Impiant për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.
Sa i përket numrit të punëtorëve, Vita kërkon që të dhënat të verifikohen në ATK, ku, siç thotë kompania, janë deklaruar punonjësit. Në reagim sqarohet gjithashtu se emërtimi i kompanisë është Abrazen LLC.
Fabrika garanton se të gjitha produktet e markës “VITA” prodhohen 100% nga qumështi i freskët i fermerëve kosovarë, ndërsa shprehet krenare për pozitën e saj si lidere në industrinë e qumështit.
Vita i ka bërë thirrje ministrit në detyrë që t’i ndalë ato që kompania i quan shpifje, të informohet siç duhet përpara konferencave për shtyp dhe të mos paraqesë në mënyrë tendencioze të dhëna të manipuluara, pasi, sipas saj, me këtë qasje po fuqizohet importi.
Në përmbyllje të reagimit, kompania iu drejtua ministrit me mesazhin: “Ministër, duaje tënden”.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, gjatë një konference për media të mbajtur sot, paraqiti rezultatet e kontrolleve që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës zhvilloi gjatë tre muajve të fundit në disa qumështore të vendit.
Auda - DinamoAuda 0-0 DinamoUEFA Conference League: Ndeshja e parë, raundi i tretë [...]Read More...
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, beson se Vedat Muriqi do të ketë një sezon të jashtëzakonshëm me Fenerbahçen, duke parashikuar…
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi në…
Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të…
Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e…
Kriza në Ceuta e ka rikthyer emigracionin në qendër të agjendës evropiane. [...] Read More... The post Pas krizës në…