Categories: kosovë

AUV urdhëron tërheqjen e 12 produkteve të Qumështores Vita

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi të premten në mbrëmje se ka vendosur të largojë nga tregu 12 produkte të Qumështores Vita. Sipas agjencisë, analizat kanë zbuluar praninë e vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes, të cilat nuk ishin deklaruar.

Të lidhura

None found

Vendimi i AUV-së u bë publik disa orë pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kishte njoftuar për tërheqjen e disa produkteve të qumështit nga kompani të tjera, pa përfshirë në atë njoftim kompaninë Vita. Ndërkohë, Qumështorja Vita publikoi rezultate që, sipas saj, dëshmonin se qumështi i saj nuk përmban vaj palme.

MINTI, në një njoftim të dërguar në orën 20:00, tha se inspektimi për produktet e kompanisë “Abrazen-Vita” ende nuk kishte përfunduar. Ky njoftim u publikua pak më shumë se dy orë para komunikatës së veçantë të AUV-së.

AUV bëri të ditur se problemet kryesore janë evidentuar te produktet e deklaruara si qumësht.

“Katër mostra të katër produkteve të shitura, prezantuara dhe deklaruara si qumësht kanë rezultuar jokonforme: dy me prani të vajit të palmës dhe dy me prani të qumështit pluhur, të padeklaruara për konsumatorin. Këto produkte kanë dalë nga i njëjti objekt dhe aktivitet i aprovuar për prodhimin dhe përpunimin e qumështit”, njoftoi AUV-ja.

Gjatë inspektimit, agjencia, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, identifikoi gjithashtu 26 produkte me përmbajtje bimore të prodhuara “jashtë fushëveprimit të aprovimit të operatorit”. Për këtë arsye, prodhimi i tyre është ndaluar deri në pajisjen me aprovimin përkatës nga AUV-ja.

Masat e vendosura përfshijnë tërheqjen nga tregu të 12 produkteve jokonforme, forcimin e mbikëqyrjes dhe ritestimin e vazhdueshëm të linjës së qumështit. Po ashtu, është ndaluar prodhimi i 26 produkteve jashtë aprovimit, paraqitja mashtruese e produkteve dhe lëshimi i certifikatave veterinare deri në eliminimin e mospërputhjeve.

MINTI njoftoi ndërkaq se ka urdhëruar nëntë kompani të pezullojnë përpunimin dhe paketimin e produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe t’i tërheqin ato nga tregu.

Para vendimit për largimin e produkteve, Qumështorja Vita kishte publikuar në rrjetet sociale rezultate të AUV-së, të cilat kompania i interpretoi si konfirmim se produktet e saj nuk kanë vaj palme.

Inspektimet e MINTI-t në sektorin e qumështit nisën më 6 gusht. Ministria kishte paralajmëruar masa ndëshkuese dhe tërheqje të produkteve në rastet kur etiketat përmbanin deklarime të pasakta ose nuk tregonin përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës apo përbërësve të tjerë.

Kontrollet u ndërmorën pasi AUV-ja, më 4 gusht, publikoi rezultatet e analizave, sipas të cilave rreth 20 për qind e mostrave të produkteve të qumështit të analizuara në Kosovë nuk përputheshin me përbërësit e deklaruar në etiketa.

Pjesa më e madhe e këtyre mospërputhjeve lidhej me zbulimin e vajit të palmës, i cili nuk ishte deklaruar në etiketat e produkteve.

Rezultatet e AUV-së erdhën pas një kontrolli të përgjithshëm që zgjati rreth 3 muaj.

Çështja e sigurisë së produkteve të qumështit u bë më e debatueshme në fillim të korrikut. Më 2 korrik, inspektorët e AUV-së kontrolluan fabrikën e Vita-s në Istog dhe morën mostra të qumështit me afat të gjatë përdorimi, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike.

Ndërsa priste rezultatet përfundimtare, kompania e pezulloi përkohësisht aktivitetin. Ky vendim shkaktoi përplasje mes drejtuesve të kompanisë dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

Drejtuesit e kompanisë e cilësuan kontrollin si selektiv dhe akuzuan ekzekutivin se po i trajtonte “sikur të ishin kriminelë”.

Në listën e rezultateve të publikuara nga AUV-ja gjatë konferencës së 4 gushtit ishin edhe disa mostra të kompanisë Abrazen, e cila është kompania amë e Qumështores Vita. Në atë listë thuhej se në mostrën e deklaruar si “qumësht” ishte zbuluar vaj palme, por ai nuk ishte shënuar në etiketë.

Pas publikimit të këtyre gjetjeve, Vita mohoi që qumështi i saj të përmbajë vaj palme.

Legjislacioni aktual në Kosovë nuk përcakton një kufi të veçantë për sasinë e vajit të palmës që mund të përdoret në produktet ushqimore dhe në ato të qumështit.

Sipas një rregulloreje të Bashkimit Evropian, produktet e qumështit janë ato që përftohen nga qumështi dhe në prodhimin e të cilave nuk është shtuar ndonjë substancë që zëvendëson përbërës të qumështit.

Po ashtu, emërtimet “djathë”, “kos” dhe “gjalpë” u rezervohen vetëm produkteve të prodhuara nga qumështi. Këto terma nuk mund të përdoren për produkte ku janë shtuar yndyra bimore për të zëvendësuar yndyrat shtazore të qumështit. / REL

Tags: Kompanivita

të fundit

Ministria e Ekonomisë përjashton masa të reja: Çmimet e ushqimeve bien për të dytin muaj radhazi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e…

2 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja nuk e bojkoton Kuvendin, por seanca është antikushtetuese

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë…

9 minutes ago

Haziri konfirmon pjesëmarrjen në seancë dhe bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri para nisjes së seancës konstituive tha se do të jetë i pranishëm…

9 minutes ago

Fire update across the country: 23 incidents reported, two remain under monitoring

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku…

10 minutes ago

Russia Hit by Widespread Ukrainian Drone Attack, Refinery Catches Fire and 5 People Are Injured

Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky, ndërsa pesë persona u plagosën në rajonin e Krasnodarit, pas një sulmi…

10 minutes ago

You’re a Guest, Go Back to Albania” — Greek Journalist of Albanian Origin Faces Racist Attack After Warning of Golden Dawn Ideology’s Return

Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi…

11 minutes ago