“Vetëm bërtiste”, vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, zbardhet dëshmia e të pandehurit: Kishte vjellë përpara

Kanë dalë në pah detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani në Kosovë.

Avokati i familjes të së ndjerës, Gazmend Rexhepi ka zbardhur dëshminë e një prej të pandehurve për këtë ngjarje, Arbër Sejdiut i cili rrëfen orët e fundit të 18-vjeçares.

Rexhepi ka rrëfyer vuajtjet e shumta të Osmanit 2 ditë me radhë para se të vdiste.

“Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital. Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtëisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje. Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, tha Rexhepi./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 17:03