Vedat Muriqi afër transferimit te rivali i përbetuar i Fenerbahces

Një lajm i madh nga Turqia në lidhje me Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar mund të transferohet tek skuadra e Galatasaray.

Do të ishte një transferim i bujshëm për shkakun se kjo skuadër është rivale e Fenerbahce ku Muriqi ka luajtur më parë.

Sipas La Gazetta dello Sport, Muriqi do të transferohet tek Galatasaray, kurse Patrick van Aanholt do të kalojë tek Lazio. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 18:08