Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e bir mbyten në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku nënë e bir janë mbytur në pishinë.

Kryetari i Deçani, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur lajmin e hidhur, duke u shprehur i tronditur për vdekjen e tyre.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

Ndërkohë, Ramosaj ka folur edhe për mediat vendase, duke zbuluar se nga informacionet paraprake dyshohet se djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por si duket nuk ka arritur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.


Shtuar 12.06.2025 20:18