Thirrja e fortë e deputetes britanike për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës, analistët kritikë ndaj BE-së – kërkohet ndëshkimi i Serbisë

Që nga tensionet e muajit maj të viti 2023 të cilat i krijoi Serbia në veri të Kosovës, vendi ynë është ndëshkuar nga BE, kurse Serbia, agresorja nuk është ndëshkuar fare.

Por, këto masa të padrejta ndaj Kosovës, tash me krijimin e draft-asociacionit, po kërkohet që të hiqen nga disa vende të BE-së, dhe nga deputetja më e zëshme e parlamentit britanik, Alicia Kearns.

Madje, ajo ka kërkuar t’u jepet fund masave negative ndaj Kosovës.

“Janë kryesuesit e komisioneve për punë të jashtme në tërë Evropën që kërkojnë t’u jepet fund masave negative që BE në mënyrë të njëanshme ia vendosi Kosovës para disa muajve dhe në thelb ne kërkojmë edhe një herë që të rikthehet drejtësia në proces dhe që BE t’i heqë këto masa negative”, tha deputetja Kearns.

12 shtetet nënshkruese të letrës janë: Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Danimarka, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Irlanda, Italia dhe Britania e Madhe.

“Është jetike që komuniteti ndërkombëtar të refuzojë irredentizmin dhe agresionin dhe të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shkruajnë nënshkruesit, duke kërkuar rifillimin e “bashkëpunimit të plotë” me qeverinë e Kosovës.


Shtuar 16.12.2023 19:21